Ambasadorja Çitaku kritikon gjyqësorin rreth Sekiraqës

08:40 | 20 Tetor 2017
arbresh.info

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Apelit për t’ja ndërprerë masën e paraburgimit, Enver Sekiraqës, i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e policit Triumf Riza, shkruan arbresh.info.

“E mbajë mend fare mirë, gjatë viteve të 90’ta, vajzat e Prishtinës më shumë kanë pasë frikë nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë,” ka shkruar ambasadorja Çitaku në Facebook.

Burgun shtëpiak për Sekiraqën, ajo e ka quajtur, “hajgare”.

“Një kriminel ordiner, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë ( kjo puna e burgut shtëpiak është hajgare). Nga gjyqtarë të EULEX dhe të Kosovës. #Marre,” ka shkruar Çitaku.

Sekiraqa është  liruar mbrëmë nga paraburgimi. Ai ishte dënuar me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes.

Sipas avokates, Kosovare Kelemendi, Aktgjykimi kundër shkallës së parë është prishur dhe është kthyer në rigjykim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme