Ky është dokumenti i rëndësishëm që Tahiri firmosi mbrëmë

08:01 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, pak para fillimit të emisionit “Opinion” në TV Klan, i është dorëzuar një dosje nga një punonjës i Kuvendit.

Tahiri është ndalur me mirësjellje dhe ka firmosur marrjen e dokumentit.

Kjo është letra që e njeh ish-ministrin Tahiri me akuzën e Prokurorisë.

Pas një hetimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar mesditën e sotme Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Heqja e imunitetit nënkupton lënie dorë të lirë akuzës për të kërkuar në Gjykaten e Krimeve të Rënda arrestimin e ish-ministrit nga viti 2013 deri në marsin e 2017.

317768

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme