Fushatës i vie sot fundi, nesër heshtje zgjedhore

07:46 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Fushata elektorale e zgjedhjeve lokale përfundon sot ndërkaq nesër, e shtunë, do të ketë heshtje zgjedhore.

Këto janë aktivitetet që partitë politike kanë planifikuar për përmbyllje të fushatës sot:

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Shoqatën e Pensionistëve. (Shoqata e Pensionistëve, ora 10:00)

Kandidati i Aleancës Kosova e re për kryetar e Prishtinës, Selim Pacolli mban takim me përfaqësues të biznesit. (Hotel Sëiss Diamond, ora 10:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim elektoral në Vetërnik. (Restaurant Puro, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosoves mban tubimin përmbyllës të fushatës në Skenderaj. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 12:30)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendose! për kryetar të Vushtrrisë, Besim Muzaqi mban tubim elektoral në Vushtrri. (Palestra e Sporteve “Jeton Tërstena – Tota”, ora 14:00)

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli live ne Facebook. (Selia e AKR-së, ora 14:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Gjakovë. (Palestra e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, ora 16:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim elektoral në Zllatar. (Vila Panorama në Zllatar, ora 17:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Pejë. (Palestra e Sporteve “Karagaq” në Pejë, ora 18:00)

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli mban aktivitetin përmbyllës të fushatës. (Sheshi Nënë Tereza, ora 18:00)

Partia Demokratike e Kosoves mban tubimin përmbyllës të fushatës në në Prizren. (Qendra Sportive “Sezai Surroi”, Prizren, ora 18:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendose! për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti tubim elektoral në Prishtinë. (Salla e Sporteve të Pallatit të Rinisë, ora 19:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin qendror përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale 2017 ku do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e LDK-së. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 19:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me veteran,invalid të luftës dhe familjar të dëshmorëve në Deçan. (Restaurant “Maturanti”, ora 20:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme