Angli, grabitësi hyn në lokalin e shqiptares dhe vjedh laptopin

01:23 | 20 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një grup grabitësish është filmuar teksa njëri prej tyre hyri në një kafene për t’i marrë laptopin nga dora një gruaje.

Jashtë, atë e priste miku i tij me motor dhe të dy ia mbathën. Kafeneja ishte e shqiptares Valbona Sadiku, e cila jeton në Londër.

Në një intervistë për Dailymail, ajo tha: “Është e pabesushme se këta hajdutë arrijnë të hyjnë në pronën e dikujt tjetër. Gjithcka ka shkuar në një nivel tjetër, e pabesueshme.”

Ndërkohë policia po merr shenjat për ta identifikuar pasi gjatë gjithë kohës mbante kaskë në kokë. Në Londër janë dëgjuar shpesh raste të tilla dhe mendohet se kanë lidhje me bandën e grabitësve që u dënuan me 18 vite burg javën e kaluar, për 100 vjedhje të kryera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme