Google ADS

BE-ja as ndërmjetëson as s’e njeh Katalonjën

00:07 | 20 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Liderët evropianë kanë hedhur poshtë mundësinë që BE-ja të ndërmjetësojë në kontestin ndërmjet Spanjës dhe Katalonisë.

Ata thanë këtë pasi që qeveria spanjolle njoftoi se po shqyrton ndërmarrjen e hapave drejt heqjes së autonomisë për Katalonjën.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, tha në margjina të samitit të BE-së në Bruksel se nuk ka vend për asnjë lloj ndërmjetësimi dhe as nisma, apo aksione ndërkombëtare”.

Tusk tha se situata në Spanjë është shqetësuese, por kriza e Katalonjës nuk është në agjendën e samitit në Bruksel.

Spanja insiston që lidhur me këtë çështje të mos diskutohet në samit.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, tha se askush në Bashkimin Evropian nuk do ta njohë Katalonjën si shtet sovran nëse shpall pavarësinë nga Spanja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme