Thirrja për Kosovën në Elbasan që po djeg serbëve

23:39 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Shtatë mijë tifozët e pranishëm në ‘Elbasan Arena’ nuk u ndalën asnjëherë së kënduari, e pa harruar edhe Kosovën.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, ishte thirrja që dëgjohej më së shumti nga kuqezinjtë në stadium.

Kjo thirrje nuk u pëlqeu aspak medieve serbe që kanë reaguar menjëherë.

“Tifozët e Skënderbeut kënduan këngë provokuese kundër Partizanit. Madje ata fyen Serbinë duke u përmendur UCK-ja dhe Kosova është zemra e Shqipërisë”, shkruan ‘Kurir’.

Pas dy jave, Skënderbeu do të jetë mysafir i Partizanit në Beograd.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme