Google ADS

A ndiheni i tradhtuar? Ja si përgjigjet Saimir Tahiri

22:02 | 19 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur që këtë të enjte të flasë në studion e emisionit “Opinion”për të gjitha akuzat e drejtuara në adresë të tij.

Ai tha që nuk e ka pritur kërkesën e Prokurorisë. Pyetjes së nëse ndihej ose jo i tradhtuar Tahiri i është përgjigjur se nuk pre mbrojte nga askush dhe se do të shqetësohej nëse do e braktiste e vërteta.

Fevziu: “S’keni parë gjë akoma”.

Tahiri: “Edhe për mua kërkesa e prokurorisë sot ishte e pazakontë dhe suprizë”, tha Tahiri.

Fevziu: Po për kryeministrin?

Tahiri: “Nuk e di, e ndoshta s’më takon ta di. Edhe sikur të ketë qenë suprizë për të gjithë, pasi nuk është diçka e zakonshme që të kërkohet arrestimi i ish-Ministrit të Brendshëm”.

Vangjeli: Ndiheni i tradhëtuar apo kurban?

Tahiri: “Unë nuk pres mbrojte nga askush, as nga familja , as nga kolegët e aq më pak nga kryeministri, që ka një barrë më të madhe sesa unë, sesa ne, e që mund t’i vijë dita që të lerë mënjanë një mik e koleg. Unë do të shqetësohesha nëse do të më braktiste e vërteta.”

Më tej i pyetur për takimin me kryeministrin, Tahiri tha: “Kam pasur një bisedë normale, për një situatë anormale.”

Juli Dokaxhi: Është e vërtetë që e keni kërcënuar kryeministrin që do ta merrni me vete?

Tahiri: “Nuk është e vërtetë. Çdo e vërtetë e imja nuk është kërcënim për kërkënd.”“Unë e kisha shumë të lehtë të bëja shumë miq, të ruaja aleanca, kam qenë ministër i brendshëm, mund të bëja ndere.  Unë mund ta kisha shok Ilir Metën, por nuk “/opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme