Në prani të një numri të madh të qytetarëve, dega e Aleancës Kosova e Re në Gjilan sot përmes një ceremonie solemne, ka përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në këtë komunë.
I pranishëm në tubim ishte i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga ministrja Albena Reshitaj, zëvendësministrat Rejhan Vuniqi, Arbër Geci e Vesel Makolli.
Duke i përshëndetur gjilanasit me një fjalë rasti, Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, tha se ka ardhur ta ofrojë përkrahjen e tij për listën e kandidatëve të AKR-së për Komunën e Gjilanit, të cilët sipas tij kanë ecur në çdo fshat dhe lagje të kësaj komune, për t’i informuar qytetarët me ndryshimin pozitiv që sjellë AKR-ja.
Pacolli ka thënë se AKR është parti që synim kryesor e ka zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit që të bashkohen në frymën liberal-demokratike të cilën e përçon AKR-ja.
“Ne marrim vendime në bazë të vlerave liberale, duke punuar në interes të qytetarëve dhe në interes të zhvillimit të vendit”, shtoi ndër të tjera numri një i partisë.
Ndërkaq bartësja e listës së AKR-së në Gjilan, Vjollca Matoshi tha se vetëdija e qytetarëve të Gjilanit për të mirën e përbashkët tashmë është rritur dhe se kjo dëshmohet nga përkrahja e madhe e qytetarëve të Komunës së Gjilanit për vizionin e Aleancës Kosova e Re dhe Presidentit Behgjet Pacolli.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...