Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte ka deklaruar se Moisi Habilaj kurrë nuk ka udhëtuar në makinën time.
Tahiri tha se i vetmi gabim i imi ishte se unë u kërkova kushërinjve të largët të më jepnin makinën që u kisha shitur për të shkuar me pushime.
Ai theksoi se unë isha ministër në atë kohë dhe mund të merrja një makinë çfarëdo, por nuk më shkoi mendja se ata janë disa persona që merren me aktivitet të jashtëligjshëm.
“I vetmi gabim i imi ishte që nuk e verifikova se ata persona merreshin me aktivitet të jashtëligjshëm. Ky ishte gabimi im, unë nuk e bëra në atë kohë, por duhej ta kisha bërë. Pas denoncimit të Dritan Zaganit, unë hetova rreth tyre dhe zbulova se makina ishte në emrin tim”, -tha Tahiri.
Tahiri tha se unë kam shkuar menjëherë në Prokurori dhe i kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të hapë një hetim. Ai tregoi se Prokuroria e hapi një hetim rreth tij, por doli me një vendim pas një viti./opinion.al
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen