Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur sot për planet për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
I pyetur se kur do të themelohet Ushtria e Kosovës, Veseli bëri të ditur gjatë një interviste në RTK se janë pritje të marrjes së dritës së gjelbër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Vendimi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës… është duke u menduar vetëm partneriteti i SHBA’së. Edhe ne do të ecim”, është shprehur Veseli.
“Ne do të ecim fuqishëm dhe shpejt”, ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit.
“Në momentin kur arrijmë që partneriteti me SHBA’në dhe partnerët e tanë të tjerë në NATO, të marrim dritën e gjelbër, ne do ta kryejmë”, ka thënë Veseli.
“Se do të jetë Ushtria, dhe se kjo çështje është vetëm punë muajsh, kjo është 100 për qind që do të jetë, dhe nuk ka kthim prapa, për aq sa është i përjetshëm sovraniteti i shtetit të Kosovës”, ka deklaruar kreu i PDK’së.
http://www.dailymotion.com/video/x65aya2#tab_embed
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...