Google ADS

Masakër në Afganistan, 58 të vdekur nga sulmi i talebanëve

20:39 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Talebanët kanë rritur presionin ndaj forcave qeveritare afgane, shënjestër e tre sulmeve në 48 orë, ku i fundit ndodhi sot duke shkaktuar vdekjen e të paktën 58 ushtarëve pas një sulmi kamikaz në bazën e tyre në jug të vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, më shumë se 60 ushtarë ndodheshin në bazë kur ndodhi sulmi që nisi me shpërthimin e një makine-bombë dhe u pasua nga sulmi në bazë.

Një zyrtar lokal ka njoftuar për 58 të vdekur dhe djetëra të plagosur.

Një burim lokal thekson se autorët e sulmit kanë përfituar nga bashkëpunëtorët në këtë bazë.

Sulmi ndodhi në orën lokale 02:50 kur një grup kryengritësish kanë sulmuar bazën e Chashmos, në disktriktin e Maiwand me anë të një Humvee (automjet ushtarak) të mbushur me eksploziv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme