Një predikues saudit i linjës së ashpër fetare, ka pohuar se gratë duhet të fajësohen për përdhunim, sepse sipas tij “ato janë shkaku i ngacmimit dhe tradhëtisë”.
Ahmed Bin Saad Al Qarni, ka mbajtur një fjalim të neveritshëm në Twitter, ku pretendoi se “gratë nxisin burrat që t’i përdhunojnë dhe t’i sulmojnë”, transmeton portali arbresh.info
Në një video të postuar online, ai pretendon se “gratë i bëjnë burrat si të çmendur”.
“Nëse ai përdhunon, ajo do të kthehet në shtëpi duke qarë për dinjitetin e saj. Betohem në Perëndinë, se gratë janë shkaku i ngacmimit dhe tradhëtisë. Shikoni gruan në këtë video, ajo ndalon njeriun që ngaste makinën dhe është ajo që i hyri atij në makinë”, ka thënë ai, citon SteepFeed.com.
“Një grua që del nga shtëpia e grimosur dhe e parfymosur bën shkelje të kurorës. Një grua e mirë, qëndron në kuzhin dhe nuk largohet nga shtëpia. Prandaj mos i fajësoni burrat”, ka shtuar ai.
Kjo polemikë vjen disa ditë pasi zyrtarët sauditë anuluan një koncert për mbledhjen e fondeve për fëmijë me kancer, që ishte organizuar nga një këngëtare egjiptiane e njohur si Sherine.
Gjatë muajit të kaluar, mbreti Salman u dha të drejtën që të fillonin të ngasnin makinën. Deri në këtë kohë, Arabia Saudite ishte vendi i vetëm në botë që ndalonte gratë të vozisnin makinë./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...