Vetëm në muajin shtator të këtij viti rreth 44 persona kanë kërkuar ndihmë si pasojë e prekjes nga epidemia e fruthi. Ndërkohë që deri më tani, 163 raste të fruthit janë raportuar në mesin e fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar. Ndërkohë dy persona tashmë kanë ndërruar jetë nga fruthi.
E masa ndaj kësaj epidemie ka marrë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Kjo e fundit ka treguar se si përhapet kjo sëmundje.
Njoftimi i plotë i IKShP:
Në fillim të shtatorit 2017, në Kosovë u raportuan 44 raste të fruthit. Deri më 19 tetor, 163 raste të fruthit janë raportuar në mesin e fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar.
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe serioze e shkaktuar nga një virus. Virusi përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë dhe përmes ajrit dhe mund të përhapet shpejt sidomos aty ku përfshirja me vaksinim rutinor ka qenë vazhdimisht nën 95%, duke lejuar akumulimin gradual të individëve lehtë të prekshëm nga virusi. Sëmundja mund të jetë vdekjeprurëse, sidomos tek fëmijët dhe të rriturit me sëmundje te tjera ekzistuese si dhe sistem imunitar te komprometuar.
Kosova ka një nivel të lartë imunizimi që është mbajtur përmes përfshirjes me vaksinim rutinor prej ≥ 95% me dy doza të vaksinës kundër fruthit. Me përjashtim të popullatave vështirë për t’u arritur, sipas MICS 2015, vetëm 3 në 10 fëmijë Romë, Ashkali dhe Egjiptas janë plotësisht të imunizuar. Kjo situatë ka krijuar gradualisht në disa vende disa fëmijë të cilët nuk mbulohen ose nuk arrihen nga vaksinat rutinë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike duke u bazuar në dëshmi ndërkombëtare dhe udhërrëfyesit e OBSH-së ka zhvilluar një plan operativ dhe është duke ndërmarrë masat dhe veprimet e nevojshme në bashkëpunim me mjekët dhe infermierët komunalë për të shpëtuar jetë, për të kontrolluar gjendjen e vazhdueshme të fruthit, dhe për të parandaluar rastet e reja të fruthit.
IKSHP-ja që nga rasti i parë i fruthit, ka intensifikuar aktivitetet e vaksinimit me vaksinën MMR kryesisht tek popullata e përfshirë me fruth, por edhe të gjithë popullsinë në të gjitha vendet që raportojnë fruthin.
Nën udhëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, u mbajt një takim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, UNICEF dhe OBSH për të rishikuar statusin e reagimit aktual të programit në situatën në vazhdim. Për këtë qëllim, IKSHP-ja po merr masat dhe veprimet e nevojshme në bashkëpunim me mjekët dhe infermierët në kujdesin parësor në komuna, për të shpëtuar jetën, për të mbajtur gjendjen e vazhdueshme të fruthit dhe për të parandaluar rastet e reja të fruthit.
IKSHPK do të vazhdojë të bashkëpunojë me UNICEF-in dhe OBSH-në sipas rekomandimeve të OBSH-së për të përmirësuar planin e komunikimit dhe aktivitetet e mobilizimit social për të adresuar keqkuptimet dhe për të ngritur vetëdijësimin te familjet, komunitetet dhe publiku për të përforcuar imunizimin rutinor të fëmijëve te familjet e cenueshme. Kjo është arsyeja pse ekipet e vaksinimit janë të përkushtuara për të vaksinuar fëmijët shtëpi për shtëpi dhe për të zgjeruar vaksinimin rutinor të fëmijëve në institucionet shëndetësore, veçanërisht për familjet Rome, Ashkali dhe Egjiptiane. Për më tepër, IKSHPK gjithashtu është e kënaqur me përgjigjen pozitive të prindërve dhe të familjeve, dhe nëse ky momentum mbahet, shkalla e imunizimit do të përmirësohet në mënyrë progresive.
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje