Projekti me sloganin “Ecofriend-Keep it clean” është lansuar sot në veri të Mitrovicës, ndërsa parasheh vendosjen e mbi 150 kontejnerëve me dizajn modern në rreth 30 lokacione të kësaj komune.
Ky projekt me vlerë rreth 500 mijë euro ka qëllim të krijimit dhe zhvillimit të kushteve për trajtim të mbeturinave, si dhe nisjen e praktimit të skemave për riciklim të mbetjeve.
Kai Hofmman, përfaqësues i GIZ-it, u shpreh i lumtur që ndodhet sot në veri të Mitrovicës, dukë thënë se ky projekt është realizuar fal bashkëpunimit në mes të GIZ-it, Unionit Evropian dhe komunës së veriut të Mitrovicës.
Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij projekti është që qyteti të jetë i pastër.
“Projektin e ka financuar qeveria gjermane, dhe ne jemi në bashkëpunim me komunën e veriut të Mitrovicës dhe Unionin Evropian. Qëllimi ynë është që ky qytet i bukur të jetë i pastër”, ka thënë Hofmman.
Ndërsa, kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se përmes këtij projekti do të përmirësohen kushtet e jetesës për qytetarët e veriut të Mitrovicës.
“Qëllimi i këtij promovimi të sotëm është që të njoftojmë qytetarët tonë me projektet e interesave të përbashkëta të komunës sonë, përkatësisht përmirësimi i kushteve të jetës në qytetin tonë…Në pyetje është donacioni prej mbi 150 kontejnerëve të cilat do ta kenë vendin e caktuar dhe rrethojë me një dizajn modern që do ta lehtësojë mbledhjen e bërllokut në qytetin tonë”, theksoi Rakiq.
Projekti “Ecofriend” është financuar nga organizata gjermane Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) , Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, si dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut