Skënderbeu luan sonte me Partizanin e Beogradit në Europa League, ndeshje kjo që ndiqet nga menaxherë dhe skaut të ndryshëm, të cilët duan të piketojnë ndonjë lojtar për ta transferuar.
Te Skënderbeu në janar do tentohet shitja e Bajram Jashanicës dhe Bakari Nimagës, ndërkohë që edhe për Gledi Micin ka interes nga jashtë vendit.
Sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres”, përfaqësues të klubit turk Rizespor, pretendente kryesore për t’u rikthyer në Superligë, do të jenë sonte në stadium për ta parë nga afër mbrojtësin.
Ata e kanë studiuar atë përmes videove dhe tashmë e kanë parë të arsyeshme ta ndjekin nga stadiumi. Për shërbimet e tij normalisht duhet të paguajnë te Skënderbeu.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?