Google ADS

Ky është mesazhi i Haradinajt për 14 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës

16:40 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovë Ramush Haradinaj përkujton 14 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Nëna Terezë, e shenjtëruar nga Papa Françesku vitin e kaluar,  u bë mishërimi i dashurisë dhe paqes në botë, është njëherësh simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun, shkruan arbresh.info.

Haradinaj ka pohuar se Nëna Terezë do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë dhe për vepra kulmore humane, veçanërisht për shqiptarët dhe Kosovën.

Sipas tij Dita e Lumturimit të Nënës Terezë duhet të na shërbejë si ikonë që të jemi më të përkushtuar për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë/arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme