Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur nën kontroll gjendjen e vazhdueshme të fruthit dhe për të parandaluar rastet e reja të fruthit.
IKSHPK gjatë një takimi me përfaqësues të UNICEF-in dhe OBSH-së, është zotuar se ekipet e vaksinimit janë të përkushtuara për të vaksinuar fëmijët shtëpi për shtëpi dhe për të zgjeruar vaksinimin rutinor të fëmijëve në institucionet shëndetësore, veçanërisht për familjet e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane.
Për më tepër, IKSHPK gjithashtu është e kënaqur me përgjigjen pozitive të prindërve dhe të familjeve, dhe nëse ky momentum mbahet, shkalla e imunizimit do të përmirësohet në mënyrë progresive.
Ndryshe, në fillim të shtatorit 2017, në Kosovë u raportuan 44 raste të fruthit. Deri më 19 tetor, 163 raste të fruthit janë raportuar në mesin e fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar.
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe serioze e shkaktuar nga një virus. Virusi përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë dhe përmes ajrit dhe mund të përhapet shpejt sidomos aty ku përfshirja me vaksinim rutinor ka qenë vazhdimisht nën 95%, duke lejuar akumulimin gradual të individëve lehtë të prekshëm nga virusi.
Sëmundja mund të jetë vdekjeprurëse, sidomos tek fëmijët dhe të rriturit me sëmundje te tjera ekzistuese si dhe sistem imunitar te komprometuar.
Kosova ka një nivel të lartë imunizimi që është mbajtur përmes përfshirjes me vaksinim rutinor prej 95% me dy doza të vaksinës kundër fruthit. Me përjashtim të popullatave vështirë për t’u arritur, sipas MICS 2015, vetëm 3 në 10 fëmijë romë, ashkali dhe egjiptas janë plotësisht të imunizuar.
IKSHP-ja që nga rasti i parë i fruthit, ka intensifikuar aktivitetet e vaksinimit me vaksinën MMR kryesisht te popullata e përfshirë me fruth, por edhe të gjithë popullsinë në të gjitha vendet që raportojnë fruthin.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...