Arta në zi, pak orë më parë i vdiç babai

15:34 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami dhe e gjithë familja Bajrami sot kanë përjetuar një humbje të rëndë në shtëpinë e tyre.
Sot babai i tyre ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Artës, Don Arbas përmes një postimi që ka bërë, transmeton Gazeta Express.

Babai i tyre ishte dërguar disa orë më parë në spital, pasi ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Babain nuk e kam mir me shëndet dhe eshte i shtrire ne spital ne gjendje shum te rende! Ju lutem bëni sa keni mundësi Dua per te♥”, kishte shkruar fillimisht Don Arbas.

Por, pak më parë ai dha lajmin e hidhur se babai i tyre ka ndërruar jetë.

“Te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi. I njoftoje te gjithë se babai im Zejnullah Bajrami sot ka ndërruar jete. Varrimi i te ndjerit do te behet nesër ne kohen e drekës”, kishte lajmëruar Arbas.

arta-bajrami1_1508415816-7832194 arta-bajrami_1508415827-4034844

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme