Gareth Bale me klub befasues

15:24 | 19 Tetor 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale është i hapur për rikthim te Tottenhami.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që presidenti i Realit, Florentino Perez, është duke menduar të shes sulmuesin Bale në verën e ardhshme për shkak të problemeve me lëndime, transmeton portali arbresh.info.

Rikthimi te “Spursët”, klubi nga i cili u largua në vitin 2013, mund të jetë tërheqës për 28-vjeçarin.

Manchester United dhe Chelsea kanë tentuar të dy për të nënshkruar me superyllin në të kaluarën por anësori do të preferonte më shumë të luaj në Wembley nën udhëheqjen e Mauricio Pochettinos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme