Google ADS

Djemtë e gazetares së vrarë refuzojnë një milion euro shpërblim

15:03 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Djemtë e gazetares hulumtuese që është vrarë në një sulm me makinë bombë në Maltë, kanë refuzuar të miratojnë një milion euro shpërblim për ata që japin dëshmi në zbardhjen e rastit.

Tre djemtë e Daphne Caruana Galizia gjithashtu kanë bërë thirrje që kryeministri i vendit të japë dorëheqje, transmeton portali arbresh.info

Caruana Galizia vdiq në një shpërthim pak pasi u largua nga shtëpia e saj në Bidnija, pranë Mosta, të hënën.

Ajo njihet për blogun e saj ku akuzoheshin politikanët më të lartë për korrupsion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme