Google ADS

Pas lëndimit të tmerrshëm, Bryant këshillon Haywardin

14:02 | 19 Tetor 2017
Arbresh Info

Gordon Hayward ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë takimit mes Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers.

Kjo ka bërë që shumë basketbollistë të solidarizohen me Haywardin, ku mesin e tyre ka ardhur një këshillë për mënyrën më të lehtë të shërimit.

Kobe Bryant ka shkruar një letër prekëse në llogarinë personale në Instagram i ka treguar proceset që duhet t’i kalojë për ta përballuar sa më lehtë lëndimin lojtari i Celtics.

“Pikëllohu, nervozohu, irritohu, bërtit, qaj. Kur do të zgjohesh do të mendosh se ishte vetëm një ankth, vetëm e vetëm për ta kuptuar se ishte shumë e vërtetë. Do të bëhesh nervoz dhe do të lutesh që të kthehesh prapa, prapa në ndeshjen që luajte, por realiteti nuk të kthen asgjë prapa dhe atë s’duhetta bësh as ti”

“Tani është koha që të fokusohesh dhe të përgatitesh për operimin, pyeti të gjitha pyetjet se a je i gatshëm dhe a e kuptove procedurën që ta përfytyron sa më mirë procesin në të cilin do të kalosh. Pastaj fokusohu te procesi i shërimit ditë për ditë. Është një udhëtim i gjatë por nëse fokusohesh në momentet e vogla përgjatë rrugës, do të gjesh bukuri gjatë luftës, duke bërë gjësende të thjeshta,të cilat para lëndimit nuk i kishe menduar, pasi që i kishe të gatshme”.

“Kjo gjithashtu do të thotë se kur të kthehesh ti do të kesh një perspektive të re. Do të jesh shumë falënderues që je i aftë të ngritësh,të ecësh,të vraposh, pastaj do të stërvitesh më shumë se që ke bërë ndonjëherë, do të kthehesh duke qenë më i mirë nëse e sheh besimin brenda. Të dëshiroj të gjitha të mirat gjatë këtij udhëtimi vëllai im”, ka shkruar Kobe në Instagram duke postuar fotografinë e Haywardit.

https://www.instagram.com/p/BaZQjy1gyv2/

Të ngjashme