Ramush Haradinaj priti nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu

13:50 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, njëherit edhe kandidat për Kryetar të kësaj Komune, Rexhep Kadriu.

Në takim kryeministri Haradinaj ka konfirmuar se autostrada për Gjilan do të bëhet dhe deklaratat për heqjen dorë të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ky projekt janë thashetheme elektorale.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar kërkesën e nënkryetarit Kadriu për ri-ndërtimin e kapërderdhësës në Pendën e Përlepnicës, të cilën është zotuar se do ta procedojë tek autoritetet qeveritare për realizim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme