Kurti kërkon votën e vitiasve për Salih Salihun

13:21 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin elektoral në Viti, ka kërkuar votën e qytetarëve të kësaj komune, për kandidatin e këtij subjekti partiak Sali Salihun.
Duke hedhur kritika ndaj qeverisjes së kaluar komunale në Viti, Albin Kurti konsideron se kandidati i tyre do jetë fitues i zgjedhjeve të 22 qershorit, ndërsa me këtë fitore sipas tij lind dhe demokracia në vend.

”Vitia është komunë e njerëzve të punës e të tokës. Paqes së mirëqenë e bashkëjetesës fetare”.

”Demokracia lind aty ku ka Vetëvendosje, Demokracia ndodhë atëherë kur ka Vetëvendosje. Kur dhe ku fiton Vetëvendosje, fiton shqiptaria e përfundon papunësia”.

”Profesor Salihu është një shkencëtar, është i paanshëm e e tillë do jetë edhe Komuna e Vitisë, e paanshme. Fiton Vitia, fiton Vetëvendosje. Salihu kryetar e të tjerë le të shkojnë te shpia. Le të shkojnë te shpia se ju e dini që para 10 vjetëve e kanë qit prej shpisë”.

”Nxjerreni jashtë atë që është në komunë e bëjeni kryetar Salih Salihun, sepse është njeri i mençur e punëtor”, iu është drejtuar Kurti, vitiasve, transmeton Klan Kosova.

Si përfundim, Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se viti 2017 është viti i Salih Salihut, viti i Vetëvendosjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme