Në qytetin e Vlorës janë sekuestruar pak çaste më parë rreth 10 ton drogë. Operacioni masiv në zonën e Babicës së Vogël, 10 kilometra larg qytetit dhe në afërsi të varrezave, po zhvillohet nga antidroga, policia e Vlorës dhe Sektori i Krimeve të Rënda.
Burimet i thanë Top Channel se gjatë aksionit antidrogë në fshatin Babicë, po ushtrohen kontrolle në të paktën dhjetë banesa të ndryshme. sipas burimeve, objektiv i kontrolleve dhe i operacionit kanë qenë persona të përmendur në dosjen ‘Habilaj’.
Dhjetra forca policie, kryesisht të ‘Delta Force’ të Vlorës, janë aktualisht në aksion në fshatin Babicë, të cilin po e ndjek gazetari i Top Channel Mikel Marsi, i cili ka dërguar edhe këto pamje të para, pasi operacioni është në zhvillim e sipër.
Burimet tregojnë se operacioni i kontrolleve po kryhet me urdhër të Prokurorisë së krimeve të rënda, pas një hetimi gati një vjecar të saj dhe se policia është njoftuar vetëm në fund për të ndërhyrë.
Gjatë mbrëmjes së të mërkurës, ish kryeministri Sali Berisha ishte i pari që postoi në faqen e tij në Facebook, këtë video që sipas tij, është xhiruar në një banesë në Babicë, ku janë kapur 10 ton drogë, që Berisha thotë se janë të klanit Rama-Tahiri!
Berisha ka postuar mesazhin e një qytetari që e njofton se droga është gjetur në shtëpinë e Armand Koçerrit, mik i Habilajve. Vila e personit, e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”, i shkruan Berishës qytetari.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...