Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Valën dhe Telekomin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Drejtori i Postës, Sejdi Hoxha e falënderoi Haradinajn për këtë vizitë duke shtuar se Posta në fillimet e saj ka pasur vetëm dy shërbime ndërkaq tani ka dhjetëra sosh.
“Posta e Kosovës e informoi kryeministrin për shërbimet e reja qe ka krijuar, normalisht kemi qenë me dy shërbime kur kemi filluar si Postë. Sot kemi dhjetëra shërbime të reja dhe jemi duke punuar që të ofrojmë shërbime të tjera të reja. Jemi duke punuar në mënyrë që Postën e Kosovës të bëjmë një ndërmarrje të vetëqëndrueshme financiarisht”, u shpreh shkurt Hoxha.
Kryeministri Haradinaj u shpreh pas kësaj vizite se Qeveria e Kosovës ka obligime ndaj Postës dhe Telekomit të Kosovës./arbresh.info
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...