Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do ta falte askënd në qeverisjen e tij nëse do ta sillte Kosovën në një gjendje si kontesti që ka pasur PTK-ja me AXOS.
Haradinaj e ka dhënë këtë deklaratë gjatë një konference për media bashkë me drejtorin e PTK-së, Agron Mustafa dhe drejtorin e Postës, Sejdi Hoxha, shkruan arbresh.info.
“Ta bëjmë Axos të kuptojmë se çka duam të bëjmë do ta dëmtonim vetën. Do të konsultohemi dhe të nxjerrim mësim që Kosovës të mos i përsëriten raste të tilla. Nëse janë duke më dëgjuar kolegët e mi të Qeverisë dhe gjithë ata që përfaqësojnë Kosovën e dinë nuk kisha mund ta falë dikë që e sjell Kosovën në një situatë si të AXOS gjatë qeverisjes sime, kushdo qoftë ai apo ajo”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se pesha e Postës dhe Telekomit të Kosovës është e shumanshme.
“Telekomunikacioni është i rëndësishëm dhe obligimi që ka Qeveria për këto kompani është i madh. Jemi duke ingjizuar gjendjen në të gjithë sektorët veq e veq, në të gjitha kompanitë”, deklaroi Haradinaj.
/arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...