Policia shqiptare ka marrë masa të mëdha para ndeshjes ndërmjet KF Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit në Europa Leaue.
Supermasa për ndeshjen e sotme ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit që do të luhet në “Elbasan Arena”.
Më shumë se 500 forca do të jenë të angazhuara në sfidën e sotme për të ruajtur qetësinë. 221 punonjës policie dhe 300 stjuartë privatë të paguar nga klubi i Skënderbeut do të jenë gati për këtë sfidë, shkruan Panorama Sport.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë për ndeshjen Skënderbeu-Partizani i Beogradit. Duke filluar nga ora 17:00, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përreth dhe para sheshit të stadiumit “Elbasan Arena”. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nëpërmjet Unazës të qytetit.
Lidhur me ndeshjen, do të angazhohen 221 punonjës policie. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, duhet të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete sende të forta, shishe, fishekzjarrë, monedha apo metale, çelësa të ndryshëm, apo banderola me mbishkrime nxitëse dhe raciste”, ka lajmëruar policia në njoftimin e djeshëm.
Ndërkaq, skuadra serbe e Partizanit është shoqëruar dje gjatë të gjithë ditës së qëndrimit në Tiranë me forca të shumta policie, ndër to edhe “Renea”. Këta të fundit, të pajisur me armatim të rëndë në ruajtje të serbëve.
Asnjë tifoz serb nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme të Ligës së Evropës, por do të jenë 78 shtetas serbë si pjesë e delegacionit. Burime pranë gazetës bënë me dije se veç delegacionit prej 50 vetash, që do të ndjekin ekipin në “Elbasan Arena”, klubi i Partizanit të Beogradit aplikoi edhe për 100 vende për punonjësit e mediave, përfshi këtu gazetarë apo foto-reporter që dëshironin të ndiqnin nga afër këtë takim.
Megjithatë, klubi pranoi kërkesat vetëm për 28 prej tyre. Në këto kushte, do të jenë plot 78 shtetas serbë të pranishëm në takimin mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Ndërkaq, edhe në Beograd do të lejohen vetëm pjesëtarë të delegacionit dhe asnjë tifoz.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...