Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov dhe Nikollçe Dimitrievski janë të dyshuarit për sulmin ndaj Ziadin Selës, në natën e 27 prillit, njoftoi sot Prokuroria Themelore.
Në kumtesë thuhet se me këto tre persona, të cilët u njohën nga qytetarët përmes fotografive që publikoi MPB-ja, hetimet janë zgjeruar për veprën penale “tentim vrasje” e dënuar me nenin 123, 19 dhe 22 të Kodit Penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmë ju shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve për tre të dyshuarit.
Përveç kësaj, paraburgim prej 30 ditëve gjykatësi vendosi edhe për personin e pestë Aleksandar Janevski Toshta, i cili u arrestua për të njëjtën vepër, ndërsa për shkak të gjendjes së tij shëndetësore gjykatësi shtyu vendimin e tij.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin