Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka vlerësuar fushatën si të qetë, pa tensione, pa fyerje dhe shumë më e pranueshme, krahasuar me ato paraprake.
KMDLNj thotë se gjatë kësaj fushate vërehej mungesa e posterëve të shumtë që praktikohej më parë, kur edhe kishte ankesa të shumta për grisjen e tyre.
Sipas tyre, realisht, kandidatët për kryetarë të komunave dhe asambleistë, investuan më shumë mjete materiale për promovimin e tyre duke përdorur mediet e shkruara, vizuale si dhe rrjetet sociale që nënkupton se janë shpenzuar shumë më shumë mjete financiare se në zgjedhjet e kaluara por se këto shpenzime janë bërë në mënyrë më të sofistikuar mbase për t’i fshehur burimet e financimit të fushatës për subjektet garuese.
”Barrën kryesore e kishin liderët e subjekteve politike që nuk lanë gurë pa lëvizur për të siguruar vota. Keqpërdorimi i fëmijëve, resurseve institucionale ishin më të pakta se në të kaluarën dhe PZAP ishte efikas në shqiptimin e dënimeve në rast se dëshmohej se ishte bërë shkelje e rregullave të fushatës. Ishte e theksuar një tensionim midis subjekteve politike serbe për shkak të ndërhyrjes flagrante të Serbisë për fushatën e mbase kjo do të përsëritet edhe ditën e votimit. Organizatat që e monitorojnë fushatën e bënë punën me profesionalizëm dhe korrektësi sikur edhe KQZ. U bë një veprim i drejtë që kandidatët e decertifikuar përsëri u certifikuan përkundër kundërshtimit të diplomatëve ndërkombëtarë që në shumë raste nuk iu përmbahen Konventës së Vienës që rregullon mandatin dhe përgjegjësitë e tyre në vendet ku shërbejnë. Në rastin e Kosovës mund të interpretohet si përpjekje për ndërhyrje në procesin zgjedhor dhe rezultatin e zgjedhjeve. KMDLNj pati propozuar më parë sikur që edhe tani kërkon që të sigurohet një bazë ligjore me të cilën do të listoheshin veprat penale kur dikujt mund t’i mohohet kandidimi, qoftë për zgjedhje parlamentare qoftë për ato lokale, dhe jo të krijohet një kaos që shërben për luftë politike dhe eleminim të kandidatëve të caktuar e që qartazi dëshmon për zbatim të standardeve të dyfishta dhe përpjekje për anim për një subjekt të caktuar politik apo dobësim të tjetrit. Në këtë kontekst është dashur të caktohet që muaji i fushatës të jetë moratorium i mbajtjes së seancave gjyqësore, ngritjes së aktakuzave që po bëhen me një shpejtësi që nuk është e zakonshme për rrethanat tona apo arrestimeve që mund të cilësohen si veprime përkrahëse për ndonjë subjekt politik dhe ndëshkuese për tjetrin. Ky moratorium do të zbatohej deri në kohën kur do të sigurohej baza ligjore që e rregullon këtë çështje e cila do të zbatohej për të gjithë njejtë. Çfarë logjike ka taarrestoni dikend dhe ta mbani në burg disa orë e pastaj ta lejoni të merr pjesë në fushatë apo aktivitete politike. Nga ky moratorium do të përjashtoheshin rastet që nuk presin”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.
KMDLNj është ndalur edhe te ngritja e aktakuzës për kandidatin për kryetar të komunës së Besianës, Ajet Potera që e paska dëmtuar KEDS –in, tri ditë para votimit është jashtëzakonisht sugjestive dhe përpjekje për ta dëmtuar politikisht, Ajet Potera aq më parë që KEDS –i, në mënyrë të pamëshirshme, të paskrupullt dhe kundërligjore i plaçkitë shpenzuesit e energjisë elektrike (shqiptarë dhe joserbë) madje duke i plaçkitur këta qytetarë edhe në baza etnike sepse faturat për serbët e veriut të Kosovës i paguajnë konsumatorët shqiptarë dhe joserbë të Kosovës.
Sipas KMDLNj-së, Prokuroria është dashur të ngrejë aktakuza ndaj këtyre hajdutëve digjitalë të KEDS –it dhe atyre që ua mundësuan këtë plaçkitje të “ligjshme” para se të merrej me Ajet Poterën dhe asjetët e tjerë në Kosovë që me shumë mund i shlyejnë borxhet ndaj kësaj kompanie plaçkitëse që nuk i njeh ligjet e Kosovës dhe vendimet e Gjykatave të këtij vendi.
KMDLNj uron që dita e zgjedhjeve të kalojë e qetë dhe që me sukses të përmbyllet ky proces zgjedhor.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...