Në përballjet sportive Shqipëri-Serbi ka gjithmonë tension dhe kjo situatë ndihet edhe te Skënderbeu.
Në vigjiljen e sfidës së Ligës Evropës ndaj Partizanit të Beogradit, korçarët kanë kërkuar të zhvendosin fokusin te loja në fushë.
“Ka një lloj tensioni të jashtëm, por ne kemi gjithë javën që e përgatitim ekipin për ta shmangur këtë dhe për t’u përqendruar te loja. Mbështetjen e publikut duhet ta shpërblejmë vetëm në fushën e lojës, duke fituar takimin, pa menduar për gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me sportin”, tha Daja.
Fitorja ndaj serbëve në grupin B e ndihmon Skënderbeun të ndryshojë hierarkitë e pse jo, të pretendojë dhe vendin e dytë që vlen kualifikimin.
“Natyrisht që situata në grup na jep mundësinë të pretendojmë kalimin më tej dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’u renditur të dytët”.
“Marrja e tre pikëve është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt kualifikimit, kjo edhe për faktin se Young Boys do të luajë ndaj skuadrës më të fortë të grupit dhe mund të dalë pa pikë”, tha tekniku i Skënderbeut.
Trajneri Daja do të detyrohet të rimendojë zgjedhjet në formacion për shkak të dëmtimeve, ndërsa është rikuperuar Tefik Osmani që me gjasë, do ta nisë nga pankina.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?