Puigdemont gati të shpallë pavarësinë e Katalonisë

10:13 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Lideri i rajonit të Katalonisë, Carles Puigdemont ka thënë se është gati të shpallë pavarësinë, transmeton portali arbresh.info

Lideri katalunas ka kërcënuar të deklarojë në mënyrë eksplicite pavarësinë, nëse nuk ofrohen bisedime në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll Manuel Rajoy.

Ai këtë e ka deklaruar në prag të skadimit të afatit të Spanjës për të tërhequr deklaratën e nënshkruar.

Ndërkohë Spanja, sipas nenit 155 të kushtetutës ka të drejtë të anulojë autonominë e rajonit ta Katalonisë për të vendosur sundim të drejtpërdrejtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme