Google ADS

Shpërthen epidemia e Hepatitit A në Kaliforni, 19 të vdekur

09:33 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Shifrat e vdekjeve në Kaliforni nga Hepatiti A kanë arritur në 19, një javë pasi guvernatori i shtetit shpalli gjendje emergjente shëndetësore.

Më shumë se 500 persona në Kaliforni janë infektuar nga sëmundja virale që nga nëntori, shumë prej tyre të pastrehë, transmeton portali arbresh.info

Hepatiti A që sulmon mëlçinë, zakonisht përhapet përmes lëndës së fekaleve, transmetohet përmes seksit apo duke prekur objekte apo ushqime të kontaminuara.

Ky është shpërthimi i dytë më i madh amerikan i hepatiti A në 20 vitet e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme