Google ADS

Veseli: Ne i shohim gratë si lidere

09:27 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se përtej retorikës elektorale në fushatë për gratë, PDK u ka dhënë hapësirë grave.

Veseli ka shkruar në Facebook, se PDK i sheh gratë si lidere, shkruan arbresh.info.

“Për gratë, në kohë zgjedhjesh, premtohet shumë. Por, përtej kësaj retorike elektorale, PDK-ja e ka bërë dallimin e madh dhe u ka dhënë hapësirë grave. Ne i shohim gratë si lidere të institucioneve dhe kryetare të komunave. Në qeverisjen e PDK-së në Prishtinë, drejtoritë më të rëndësishme do të udhëhiqen nga gratë. #ForcaENdryshimit #PDK94”, ka shkruar Veseli ne Facebook./arbresh.info/

22550341_863298123845395_1181932202228731172_o 22499314_863298117178729_3745893497106300449_o 22528582_863298120512062_6153485975177629624_o

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme