Deri në fundjavë parashihet të mbajë mot stabil, i ngrohtë, kryesisht me diell, e ditën e premte me vransira të pjesshme. Mëngjesin e së enjtes nëpër vise të ulëta dhe lugina priten mundësi për mjegull.
Në fillim të javës së ardhshme turbullirat nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin mot më të ftohtë me mundësi edhe për reshje shiu
Deri në fundjavë temperaturat do të mbesin mbi vlera mesatare por në rënie graduale, me minimale që do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimale nga 21C deri në 23C. Në fillim të javës maksimalet do të zbresin deri në 14C, e minimalet edhe deri në 3C.
Sipas institutit, era do të fryejë e lehtë kryesisht nga jugperëndimi-jugu 1-4m/s./arbresh.info/
Krasniqi: Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë...
“Çështje e sigurisë kombëtare”, Ukraina ndalon përdorimin e ...
Lëndohet Vedat Muriqi
Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
Veliaj: Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet me standard...