Google ADS

Sot skadon afati i Katalonisë për të hequr dorë nga pavarësia

09:01 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Lideri i Katalonisë Carles Puigdemont po përballet me afatin final për të hequr dorë nga kërkesa e ndarjes, me Spanjën që po paralajmëron për pezullim të autonomisë së rajonit nëse dështon ta bëjë një gjë të tillë.

Pas një referendumi më 1 tetor, ai nënshkroi një deklaratë pavarësie, por pastaj e pezulloi atë, duke kërkuar dialog, transmeton portali arbresh.info

Raportime thonë se ai do të vazhdojë me pavarësinë nëse Madridi merr kontrollin e drejtpërdrejtë.

Kjo gjë ngritë dilemat se mund të ketë kryengritje civile në Kataloni.

Neni 155 i Kushtetutës së Spanjës të vitit 1978, i cili çimenton sundimin demokratik pas vdekjes së diktatorit gjenerali Franco tre vjet më parë, i lejon Madridit të imponojë sundim të drejtpërdrejtë në një krizë, por nuk është thirrur kurrë.

Në prag të afatit përfundimtar, ka pasur protesta masive mbi arrestimin e dy udhëheqësve të lëvizjes separatiste./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme