Google ADS

Autoritetet rregullatore janë shumë të cenueshme ndaj ndikimit politik

07:08 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), oragnizon konferencën ku do të bëhet prezantimi i punimit “Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë?” që do të mbahet sot.

Fjalimet hapëse do të mbahen nga Shpend Emini, Demokracia për Zhvillim dhe Nenad Shebek, Heinrich Boll Stiftung. Prezentimi i të gjeturave do të bëhet nga Visar Sutaj, Autor i punimit.

Kurse paneli i diskutimi do të përbëhet nga Sala Berisha – Shala, Deputete, Komisioni për zhvillim ekonomik; Kreshnik Gashi – Kryetar i bordit të ARKEP-it; Avdylkader Muçaj – Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave dhe Visar Rushiti – Instituti GAP.

Në demokraci, pavarësia e autoriteteve rregullatore është parakusht për sigurimin e ndarjes së pushteteve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve.

Gjetjet kryesore të hulumtimit tregojnë se autoritetet rregullatore janë shumë të cenueshme ndaj ndikimit politik në çështjet që lidhen me (a) emërimet dhe mandatin e anëtarëve të Bordit, (b) procesin e vendimmarrjes, dhe (c) pavarësinë e institucioneve.

Ky raport mbulon dimensionet më kritike të pavarësisë të autoriteteve rregullatore në konkurrencë, hekurudhë, telekom dhe sektorin e energjisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme