Pas një kohe të gjatë të përfshirjes me të djathtën ekstreme, themeluesi i Frontit Nacional, Kevin Wilshaw, njoftoi në Channel 4 News, se ai po largohet nga lëvizja, në të njëjtën kohë duke dalë publikisht si homoseksual.
Ai shpjegoi për herë të parë pse ai publikisht e kundërshton lëvizjen – duke ndarë sekretet e tij, se si ai ishte një neo-nazist me një prejardhje hebreje.
Prejardhja hebreje
Kevin Wilshaw foli në lidhje me nënën e tij hebreje:
”Ajo ishte pjesë e hebrejëve, emri i vajzërisë ishte Benjamin, kemi gjakun hebre”.
Po ashtu në një formular aplikimi për t’u bashkuar me Frontin Kombëtar, ai shkroi për urrejtjen e tij ndaj “hebrenjve”.
”Ky term ‘hebrenjtë’ është masa globale e njerëzve të pafytyrë që nuk mund ta personalizoni, e jo individë. Kjo është përgjithësimi që çon në vrasjen me dashje të 6 milionë njerëzve”.
”Nuk kisha shumë shokë në shkollë, desha të bëhesha një anëtar i një grupi njerëzish që kishin një qëllim dhe mendova se përfshirja në këtë lloj gjëje do të ishte shoqëri”.
Për homoseksualitetin e tij
”Nëse je homoseksual, është e pranueshme në shoqëri, por me këtë grup njerëzish nuk është e pranueshme, dhe kam gjetur në një ose dy raste kur mendoja se jam homoseksual, isha i nënshtruar nga abuzimi”.
Wilshaw pranon se duke qenë një nazist i cili është homoseksual – por me një sfond hebre – është një kontradiktë.
“Është tmerrësisht egoiste ta pranoj por është e vërtetë. Kam parë se si u bërtasin, abuzojnë dhe i pështyjnë njerëzit në rrugë- dhe derisa nuk të prek ty drejtpërdrejt, nuk e kupton që mënyra se sillesh është e gabuar”.
“Ju keni anëtarë të tjerë që udhëheqin Frontin Kombëtar të cilët janë homoseksual”.
“Pastaj ke dikush si Nicky Crane, një nga njerëzit më të vështirë që do të ishte homoseksual”.
Sulme të dhunshme
Ai tutje tha se kishte lënduar njerëz: ”Në zgjedhjet në Leeds, unë thyeja karrige mbi kokën e dikujt”.
Por ai mohoi se i ishte afruar minoriteteve dhe i kishte sulmuar:
”Nuk do ta bëja kurrë këtë, por kam parë incidentet ku njerëzit janë veçuar sepse ishin të zi” është shprehur ai.
Wilshaw u arrestua për vandalizmin e një xhamie në Aylesbury në fillim të viteve 1990 dhe në mars të këtij viti ai u arrestua për nxitje të urrejtjes në internet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...