Kryeministja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka siguruar homologun e saj spanjoll, Mariano Rajoy, se Britania nuk do të njeh pavarësinë e Katalonjës.
Përmes një bidese telefonike, Theresa May është zotuar se do të mbështesë Spanjën gjatë krizës që e kapluar, transmeton portali arbresh.info
Sipas mediave angleze, May ka theksuar se do të injorojë deklartatat e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës.
Megjithatë, tensionet mes Spanjës dhe Katalonisë janë rritur pas burgosjes së dy liderëve që inicuan referendumin e mbajtur me 1 tetor.
Rajoy mbetet i përqendruar në përpjekjen për të thyer bllokadën në Katalonjë, ndërsa i ka kërkuar Presidentit të Katalonjës, Carles Puigdemont që të “veprojë me ndjeshmëri” dhe të heq dotë nga përpjekja për pavarësi./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre