Shtëpia e Bardhë sheh një fazë të re për Sirinë

22:49 | 18 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se çlirimi i Raqqës nga Shteti Islamik do të hapë një fazë të re në konfliktin sirian.

Zëdhënësja Sarah Huckabee Sanders tha se rënia e kryeqytetit të ISIS në Siri dhe mposhtja e grupit terrorist në Mosul, Irak, e kanë bërë të qartë se i ashtuquajturi kalifat është shkatërruar në Irak dhe Siri, transmeton portali arbresh.info

Forcat siriane të aleancës së SHBA-ve kanë theksuar se ata kanë mposhtur ISIS-in në Raqqa, ndërsa Sanders ka fajësuar qeverinë siriane për pengimin e përpjekjeve të mëparshme për çlirimin e Raqqës.

Ajo ka theksuar se mposhtja e Shtetit Islamik ishte një nga premtimet kryesore të Presidentit Trump gjatë fushatës./arbresh.info/

Të ngjashme