Zëvendëskryeministri i parë dhe kryediplomati Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL. Ai ka thënë se kjo qeveri nëse punon me këtë tempo, Kosova do të jetë anëtarë e këtyre dy organizatave.
“Ne do të jemi anëtare të Unesco nëse kjo qeveri do të punoj me këtë tempo në 2019 ne do te jemi anëtare të Interpolit në vjeshtë të vitit 2018. Kosova do të anëtarësohet edhe në disa organizata tjera”, tha Pacolli në një intervistë në TV Dukagjon.
“Qeveria nuk ka aplikuar për UNESCO. Jam kujdesur për dosjen e UNESCO-s i kam dërguar diku 194 nota verbale në dy ditët e para, i kam dërguar edhe Rusisë notë verbale, dhe kam shprehur të drejtën tonë legjitime që të votohemi në UNESCO dhe ato shtete që nuk na kanë njohur i kam lutur që ta marrin parasysh edhe njohjen e Kosovës por edhe votimin në UNESCO”, ka thënë Pacolli.
Ai po ashtu theksoi se Kosova do të jetë me një status në OKB./arbresh.info/
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...