ZTE ka prezantuar zyrtarisht telefonin e tij të parë që paloset.
Axon M vjen me dy ekrane me madhësi të plotë. Për fat të keq, nuk bëhet fjalë për një telefon fleksibil të palosshëm sikurse kemi pritur të gjithë. Ana e përparme e ekranit të telefonit ZTE Axon M ka 5.2 inç me rezolucion 1080. Pajisja ka procesor Snapdragon 821, 4GB RAM dhe kamerë prej 20MP.
Në anën e pasme ndodhet ekrani identik me 5.2 inç, dhe të dy ekranet mund të palosen dhe të krijojnë një ekran pothuajse të dimensioneve të tabletit. Dy ekranet e kombinuara ofrojnë ekran 6.75 inç me rezolucion 2160 x 1920p. ZTE Axon M aktualisht ofrohet në SHBA, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet të vijë edhe në Kinë, Japoni dhe Evropë.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...