Kanë mbetur edhe katër ditë të plota deri në ditën kur qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhur kryetarin e ri të komunës dhe asambelistët e kuvendeve komunale.
Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote.
Prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj, ku nga ta 14 mijë e 176 votues të rinj, që pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në qershor të 2017 kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale më 22 tetor.
Ndërkaq 3 mijë e 835 votues të tjerë janë që nuk kanë qenë në listën përfundimtare të votuesve në zgjedhjet parlamentare, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil.
E për mbarëvajtjen sa më të rregullt të këtij procesi zgjedhor, KQZ tashmë ka bërë përgatitjet e duhura.
Tashmë edhe fletëvotimet kanë arritur në KQZ dhe çdo gjë është gati për të dielën e 22 tetorit, ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Po, mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet kanë ardhur në Kosovë gjatë kësaj jave. Fletëvotimet dhe materiali tjetër zgjedhor do të shpërndahet nëpër Qendrat e Votimit të dielën në mëngjes, para hapjes së tyre, sipas planifikimeve me Planin Operacional”, ka thënë Elezi për Telegrafin.
Zgjedhjet e 22 tetorit do të vëzhgohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës