Opinioni në Rusi ka mbetur gojëhapur pasi Ksenia Sobchak, 35 vjeç, personazh televiziv, ka vendosur që të garojë për Presidente të Rusisë.
Sobchak, bija e Anatoly Sobchak, kryebashkiaku reformator i Shën Petersburg në fillim të viteve 1990, së pari u bë e njohur si figurë socialiste dhe si një ikonë e modës, ndërsa më pas ajo i hyri karrierës së saj të suksesshme televizive, transmeton portali arbresh.info
E mprehtë dhe e ashpër, Sobachk shpesh herë e ka kritikuar qeverinë e Rusisë.
Ajo u bashkua në protestat kundër Kremlinit në Moskë gjatë viteve 2011-2012, por gjithnjë ka shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj Putinit, i cili dikur ka punuar si zëvëndës i babait të saj.
Vladimir Putin,65 vjeç, ende nuk e ka bërë të ditur nëse do të kërkojnë rizgjedhjen e tij si Presidenti me 18 mars, por sipas mediave ruse ai pritet që të kandidojë.
Sipas shumë sondazheve, pritet që Putin të fitojë edhe një mandat si President i Rusisë, duke lënë pas udhëheqësin komunist Genadi Zyuganov, ultranacionalistin Vladimir Zhirinovsky ose liberalin Grigory Yavlinsky.
Sobchak për mediat ruse ka theksuar se ajo e ka paralajmëruar Putinin se do t’i bashkohej garës për postin e Presidentes./arbresh.info/
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...