Qepa e kuqe është e pasur me bioflavonoidin kuercetinë që është i hatashëm në luftën kundër alergjive, inflamacioneve, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Ekspertë pohojnë se përmban edhe pigmente bimore që përmirësojnë efektin e kuercetinës. Sasia e madhe me vitamina C, bakër, kalcium, vitamina A dhe vitamina E, të gjitha i hasim në qepën e kuqe. Po ashtu, hasim edhe antioksiduesit më të mëdhenj si vitamina A, E dhe C. Një nga mineralet e rëndësishme për kujdesin ndaj eshtrave dhe nyjave, bakri, u ndihmon femrave edhe në luftën kundër osteoporozës.
Pos kësaj, bakri kujdeset edhe për forcën e lëkurës, derisa qepa ndihmon edhe në mbrojtjen e sëmundjeve të zorrëve dhe lukthit. Konsumimi i shpeshtë i qepës së kuqe ndërlidhet edhe me uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri në zorrë të trashë. Në fakt, mendohet se nxit rritjen e baktereve të mira derisa parandalon rritjen e të dëmshmëve. Qepa e kuqe konsiderohet edhe si antibiotik kundër ftohjes. Pra, kur keni temperaturë, ju rrjedhin hundët, atëherë përfshini qepën e kuqe në ushqim.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...