Modelja dhe aktorja vietnameze Vu Thu Phunog i është bashkuar korit të grave që kanë akuzuar producentin Harvey Ëeinstein për ngacmime seksuale.
Phuong përmes një postimi në Facebook, ka ndarë me të tjetër rrëfimin e saj shqetësues në lidhje me producentin në fjalë, transmeton portali arbresh.info
“Besoj se nuk mund të hesht më. Është koha që të flas hapur”, ka shkrua ajo. “Është koha që të tregoj se pse e kam braktisur ëndërrën amerikane dhe kontratën me kompaninë filmike Winstein”.
Sipas saj, në vitin 2008 ai ishte përzgjedhur që të luante në një film të kompanisë së producentit Weinstein.
Aktorja dhe modelja ka theksuars e gjatë takimit me producentin, ai i kishte thënë asaj se “do të dëshironte të mësonte atë se si aktrohet në skenat seksi”.
“I mbështjellur me një peshkir, ai hyri në dhomën ku qëndroja unë dhe më tha,mos u brengos. Të mësoj unë, shumë aktore kanë kaluar nëpër këtë fazë”, ka shkruar aktorja.
Rrëfimi i Phugong u bë i njohur pas akuzave të aktoreve tjera që u bënë në drejtim të producentit, përfshirë Ashley Judd, Mira Sorvino dhe Gwyneth Paltrow./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...