Google ADS

Ambasadori shqiptar Ilir Boçka takon Leme Xhemë në Medvegje

20:06 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Shqipërisë në Serbi ka vizituar  Preshevën dhe Bujanocin ku ka theksuar se qëllimi i tij dhe ambasadave tjera është që të gjejnë një zgjidhje sa më të mirë për banorët e jugut të Serbisë në bashkëpunim me Republikën e Serbisë. 

“Unë mund të them se bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivel të lartë, me një tendencë edhe më të mirë”.Kjo kryesisht ka të bëjë me bashkëpunimin politik, ekonomik dhe turizmin. Të dhënat flasin se mund të jem krenar se numri i turistëve serbë që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri është duke u rritur çdo vit”, tha ambasadori Boçka.

Në mes të tjerash ambasadori shqiptar në Serbi tha se serbët dhe shqiptarët në këto pjesë kanë raporte të qëndrueshme në mes vete, raporton arbresh.info.

“Gjatë një bisede me kryetarin e Medvegjës, ne konkluduam se serbët dhe shqiptarët që jetojnë në këto pjesë kanë marrëdhënie të qëndrueshme, me mirëkuptim dhe respekt reciprok”, theksoi ai.

Ambasadori shqiptar u njoftua nga zonja Xhema por edhe nga drejtoresha e shkollës së vetme shqipe në komunën e Medvegjës Arlinda Kadriu për problemet me të cilat ballafaqohet arsimi shqip në Medvegjë.

22519403_1842377415776762_2556433169038113125_n

Ambasadori premtoi përkrahje të parezervë nga ana e shtetit shqiptar për qytetarët shqiptar të Medvegjës dhe përgëzoi zonjën Xhema për liderizmin e treguar në mbrojtjen institucionale të popullatës shqiptare në Medvegjë.

Nënkryetarja e Medvegjës , Leme Gjema theksoi  se do të mundohen për ndalimin e migrimit të popullsisë serbe dhe shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci./arbresh.info/

screenshot_4

image-28

screenshot_5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme