Paris Saint Germaini shpreson të sigurojë biletën e tyre për fazat e grupeve në Ligë të Kampionëve në ndeshjen më të lehtë në kuadër të grupit deri tani.
“Parisienët” kanë një rekord 100 për qind në Grupin B duke shënuar tetë gola pa pranuar asnjë brenda dy ndeshjeve, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti francez shpreson të vazhdoj formën e tyre perfekte në Ligë të Kampionëve kundër Anderlechtit, që është mposhtur me rezultat 3 me 0 në dy ndeshjet kaluara – kundër Bayern Munichut dhe Celticut.
Unai Emery ka në dispozcion të gjithë skuadrën, ndërsa nikoqirët janë në mungesë të mesfushorit Andy Najar për shkak të lëndimit në gju.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së tretë që zhvillohet në stadiumin Constand Vanden duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Anderlecht: Sels; Dendoncker, Mbodj, Deschacht; Appiah, Kums, Trebel, Onyekuru; Gerkens, Teodorczyk, Hanni.
PSG: Aréola; Dani Alves, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Verratti, Motta, Rabiot; Mbappé, Cavani, Neymar.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?