Presidenti i rivalit të përbetuar të Barcelonës ka thënë se nuk ka asnjë shans që klubi katalunas të largohet nga kampionati spanjoll.
Pas referendumit për pavarësia të Katalonisë dhe deklarimit të pavarësisë të njoftuar nga Carles Puigdemont, spekulimet janë përhapur që Barcelona mund të detyrohet të largohet nga La Liga për të kaluar në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk mund ta mendoj Spanjën pa Kataloninë apo Ligën pa Barcelonën”, ka thënë Perez për gazetën spanjolle ‘El Espanol’.
“Prandaj, unë nuk jam në gjendje t’iu përgjigjem në diçka të cilën nuk mund ta mendoj”
Barcelona aktualisht qëndron në krye të tabelës në La Liga me 22 pikë, katër më shumë se Valencia në pozitën e dytë dhe pesë më shumë se Real Madridi në pozitën e tretë./arbresh.info/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...