Sipas prognozave të tyre, uragani Brian do të shkatërroi drunjtë dhe objektet, tashmë të dëmtuara nga uragani Ophelia, që goditi Britaninë në fillim të javës.
Pritet që Brian të godet Britaninë të shtunën, më 21 tetor.
Për dallim nga Ophelia, që goditi tërë territorin e Irlandës dhe pjesët jugperëndimore të Anglisë, Brian do të godas gjithë Britaninë.
Meteorologët kanë tërhequr vërejtjen nga sistemi i shtypjes së ulët, i cili aktualisht është mbi Atlantik.
Priten erëra me shpejtësi të madhe dhe valë tejet të larta. Banorëve të rajoneve bregdetare ju është tërhequr vërejtja nga valët e larta dhe u këshilluan që të përgatiten për vërshime.
Në anën tjetër, në Portugali dhe Spanjë, vende këto të cilat gjatë ditëve të kaluara u përballën me vatra të mëdha të zjarreve, numri i të vdekurve është ngritur në 45, njoftuan zyrtarët. Në Portugali kanë vdekur 41 persona, ndërsa katër të tjerë në Spanjë.
Si pasojë e zjarreve vetëm në Portugali janë lënduar 71 persona, 16 prej të cilëve kanë pësuar lëndime serioze. Reshjet e shiut gjatë natës i ndihmuan zjarrfikësve që të vënë nën kontroll zjarret në 15 lokacione.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA