Të marrësh gjak nga një grua që ka qenë më parë shtatzënë mund të jetë e rrezikshme për burrat, sugjeron një studim i ri holandez.
Studimi i publikuar në revistën “JAMA”, ka gjetur se meshkujt që morrën transufzione gjaku nga donatoret femra ka shumë gjasa që të vdesin më shpejtë, në krahasim me meshkujt që kanë marrë transfuzione gjaku nga donatorët meshkuj, trasmeton portali arbresh.info
Në të kundërtën, meshkujt që kanë marrë transfuzione gjaku nga gratë që nuk kanë përjetuar asnjë shtatzëni, nuk kanë rrezikshmëri të vdekjes, krahasuar me meshkujt që marrin transfuzione gjaku nga donatorët meshkuj.
Edhe gratë që kanë marrë transfuzione gjaku nga gratë që kishin ose nuk kishin histori të shtatzënisë, janë më pak të rrezikuara të vdesin, në krahasim me gratë që kanë marrë transfuzione gjaku nga donatorët meshkuj.
Gjetjet janë duke u konsideruar si provokative dhe sipas ekspertëve mund të shkaktojnë “rrëmujë” në mjeksi.
Ende nuk është gjetur saktësisht se pse gjaku i donatorëve femra që kanë përjetuar shtatzëni lidhet me rrezikun për vdekje tek pranuesit e gjinisë mashkullore. Megjithatë, studiuesit thonë se ndryshimet mund të ndodhin për shkak të luajtjes së hormoneve gjatë shtatzënisë./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua